Universiteti Metropolitan Tirana
Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana” financohet nga një grup investitorësh në fushën e inxhinierisë, arkitekturës, teknologjisë dhe ekonomisë. SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” është licencuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 357, datë 12. 05. 2010 “Për Licencimin e Shkollës Private të Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”, Tiranë”.
Friday, March 7, 2014
Zgjedhjet e Presidentit te Keshillit Studentor.
Dite e premte, date 31.01.2014, ora 10:00, ne sallen "Steve Jobs" u zhvilluan zgjedhjet e Presidentit te Keshillit Studentor dhe u prezantua Keshilli i Senatoreve perballe disa studenteve perfaqesues dhe stafit pedagogjik.
Nder kater kandidatura per president, per here te pare u shpall nje presidente femer!
I urojme Presidentes se Keshillit Studentor shume suksese ne postin e saj te ri! Urime Eduina! :)
Simpoziumi i pare i CPT ne Shqiperi!
Simpoziumi i pare i CPT ne Shqiperi!
Pajisja me e re ne Laboratorin e Universitetit Metropolitan Tirana.Për herë të parë simpozium ndërkombëtar mbi CPT me pjesëmarrjen e akademikeve të njohur botëror.U çel në Tiranë ne datat 4 dhe 5 Tetor, 2013, një simpozium i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit me titullin “Simpoziumi në Gjeoteknikë në Testet INSITU – Kursi i Parë i Trajnimit CPT në Shqipëri”. Në këtë simpozium të rëndësishëm morën pjesë për herë të parë në vendin tonë personalitete të njohura botërore nga fusha e inxhinierisë, si profesori Silvano Marchetti i Universitetit Aquila në Itali, Dr. John Powell, Drejtor Teknik i kompanisë Geoalbs në Britani, Dr. Tom Lunne, ekspert teknik i Institutit Gjeoteknik të Norvegjisë dhe z. Darren Ward, drejtor i In Situ Site Investigation. Ky aktivitet u organizua nga Universiteti Metropolitan i Tirana dhe nga T.T. –Soil and Earthquake Consulting.
Për më tepër, fal tyre, për herë të parë në Shqipëri është blerë një makineri për testet CPT që janë teknologjia më e avancuar dhe bashkëkohore në fushën e matjes së cilësisë së dheut.
Gjatë aktiviteti specialistët sqaruan rëndësinë e matjeve CPT, duke marrë shembuj nga realiteti në Shqipëri i ndërtesave të cilat në përmbytje notojnë mbi ujë si pasojë e mungesës së tokës solide poshtë tyre, çka nuk ishte matur përpara ndërtimit të tyre duke përbërë një rrezik të rëndësishëm.
Në çeljen e këtij simpoziumi që zgjati dy ditë përshëndetën drejtues të rëndësishëm të bizneseve në fushën e ndërtimit dhe kontrollit të cilësisë së dherave, si edhe drejtuesit e kompanive organizuese. Në fjalën e tij, presidenti i Universitetit Metropolitan Tirana, z. Arjan Çukaj theksoi rëndësinë e këtij projekti.
“Jam i nderuar tju drejtohem juve duke përfaqësuar Universitetin Metropolitan Tirana, si universitetin e vetëm në shqipëri që është tërësisht i përqëndruar në inxhinieri dhe teknologjinë e informacionit”- deklaroi z. Çukaj, duke falenderuar bashkëorganizatorët, sponsorizuesit, lektorët dhe stafin që punuan për më shumë se një vit për realizimin e këtij simpoziumi.
“Si inxhinier jam krenar që jam pjesë e këtij projekti dhe jam mjaft kurioz për përdorimin e saj praktik, çka do të lehtësojë punën time të përditshme”- tha ai – “Misioni i Universitetit Metropolitan Tirana është që të krijojë sipërmarrës të rinj tërësisht të aftë në përdorimin e teknologjive më të avancuara dhe aparaturave më të reja. Këshut që sot, është kënaqësi për mua që UMT bashkëorganizon dhe sponsorizon këtë aktivitet, si edhe ka marrë pjesë në blerjen e kësaj pajisjeje innovative në fushën e inxhinierisë“.
Z. Çukaj vendosi theksin te premtimet që UMT u ka dhënë studentëve për të qenë universiteti lider në fushën e inxhinierisë. “Ne u premtuan studentëve që nuk do të ndërtojmë laboratore që gjenden në Shqipëri, por do të bashkëpunojmë me ato ekzistuese. Ne u premtuam studentëve që do të ndërtojmë laboratore të reja, që nuk gjenden në tregun tonë, ato që do ti bëjmë studentët e UMT, më të mirëtrajnuarit në inxhinieri në Shqipëri. Si pasojë, si president i Universitetit Metropolitan Tirana, jam krenar që e kemi mbajtur fjalën për të qenë liderët në inovacionin në fushën e inxhinierisë. Unë sot premtojë solemnisht se ne do të vijojmë të ndërtojmë një fortesë të ekselencës akademik dhe të njohurisë praktike par ekselanstë pajisur tërësisht me teknologjinë më të avancuar, një fortesë që quhet Universiteti Metropolitan Tirana”- tha z. Çukaj.
Në aktivitet përshëndeti edhe bashkëorganizatori, dr. Neritan Shkodrani, drejtor i T.T. Soil & Earthquake Consulting dhe shef i departamentit në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Ai vendosi theksin mbi rëndësinë që ka kjo teknikë dhe në veçanti historinë e kodit teknik në Shqipëri. Gjithashtu përshëndetën edhe drejtuesit e kompanive në fushën e biznesit, si edhe rektori i Universitetit Metropolitan Tirana, z. Gëzim Karapici.

Subscribe to:
Posts (Atom)